LAJMI I FUNDIT:

Arsyet psikologjike se përse dikush mund të bie në dashuri me juve

Arsyet psikologjike se përse dikush mund të bie në dashuri me juve

Dashuria është e mistershme, por me shumë gjasë nuk ka të bëjë me fat.

Sipas hulumtimeve, hormonet, interesat dhe mënyra si jeni edukuar kontribuojnë ta përcaktojnë atë se për kë bini në dashuri – dhe kush bie në dashuri me juve!

Telegrafi më poshtë ju sjell disa faktorë psikologjikë të cilët shërbejnë si arsye se përse dikush mund të bie në dashuri me ju.

Nëse jeni shumë të ngjashëm

Dekada studime kanë treguar se klisheja që gjërat e kundërta tërheqin më shumë është e gabuar.

Partnerët të cilët janë të ngjashëm në personalitet e kanë shumë më të lehtë të bien në dashuri me njëri-tjetrin.

Nëse keni aromë të mirë

Një ekip me shkencëtarë amerikanë ka treguar se një pjesës së madhe të femrave u pëlqen aroma e bluzave të meshkujve me nivelet ë larta të testosteronit.

Nëse e shikoni njëri-tjetrin në sy për dy minuta

Kontakti me sy i rritë ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes emocionale mes dy personave.

Nëse bëni muzikë

Hulumtuesit francezë kanë treguar se praktikimi i muzikës ndërlidhet me përzgjedhje seksuale. /Telegrafi/