LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse një grua vendos të mos kenë fëmijë dhe presioni i shoqërisë për ta gjykuar këtë vendim

Arsyet pse një grua vendos të mos kenë fëmijë dhe presioni i shoqërisë për ta gjykuar këtë vendim

“Nuk dua të kem fëmijë” – është lloji i deklaratës që nxit debat ose përfundon bisedën duke i lënë njerëzit si të hutuar. Sidomos kur kjo fjali vjen nga një grua

Përgjigjja është gjithmonë: “Do ndryshosh mendim më vonë”, thotë Jess Saras, 32 vjeç.


Ajo nuk ka fëmijë sepse kështu ka vendosur, por pavarësisht se sa e sigurt është në vendimin e saj, Jess sheh vazhdimisht paaftësinë e shoqërisë për ndarë “gruan” nga “mëmësia”, shkruan ABC Everyday.

Byroja Australiane e Statistikave thotë se në një moment në dekadën e ardhshme, numri i çifteve pa fëmijë do të tejkalojë numrin e çifteve me fëmijë. Kjo do të thotë që më shumë gra po zgjedhin të mos kenë fëmijë.

Megjithatë, psikoterapistja Zoe Krupka thotë se ky trend shpesh etiketohet “egoist, i cekët dhe i papjekur”.

“Fakti që dikush vendos të mos jetë nënë nuk do të thotë se ajo nuk dëshiron të jetë njerkë, të ndihmojë miqtë me fëmijën e tyre, të jetë teze etj”, tregon dr. Krupka.

Kërkimet tregojnë se arsyet e grave për të zgjedhur të mos kenë fëmijë janë shumë të ndryshme dhe komplekse. Mbipopullimi dhe ndryshimi i klimës, fakti që ndjejnë se u mungon instikti i nënës, shqetësimet shëndetësore dhe dëshira për pavarësi dhe liri janë vetëm disa.

Tory Shepherd, që ka botuar një libër mbi vendimin e saj për të mos patur fëmijë, thotë se ekziston një supozim se nëse merr këtë vendim je egoiste.

“Duket se ka logjikë ta mendosh këtë, sepse nëse keni fëmijë duhet t’u jepni gjithçka, por nga ana tjetër, nëse lindni një fëmijë vetëm që ai të kujdeset për ju kur të jeni të moshuar, a nuk është dhe kjo egoiste?”

Dr. Krupka, ndërkohë, shton se nuk ka asnjë provë që tregon se prindërit janë më “vetëmohues” apo më pak egoistë se njerëzit që nuk kanë fëmijë, citon Anabel.

Më poshtë disa gra rrëfejnë arsyet pse kanë vendosur të mos kenë fëmijë:

– Është një peshë e madhe në mendjen time. Çfarë problemesh mund t’ju kaloja atyre, pa qenë fare në dijeni se po e bëj diçka të tillë?

– Nuk jam ndjerë kurrë nënë. Më trego një foto qenushi, emocionohem. Më trego foton e një foshnjeje, nuk ndjej asgjë. E vlerësoj lirinë dhe pavarësinë time dhe mendoj se po, fëmijët do të më pengonin lidhur me këtë.

– Arsyeja kryesore pse jam pa fëmijë është frika se depresioni post-partum do të më dobësonte aq shumë, sa s’do isha në gjendje të krijoja një marrëdhënie emocionale me fëmijën tim.

/Telegrafi/