Adhuruesit e filmave horror nuk janë si të gjithë ata që pëlqejnë filma të zakonshëm
Ata nuk preferojnë të shikojnë një film në gjendje pasive, por analizojnë dhe presin çdo hollësi.
Në përgjithësi, ata janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta.
Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët.
Kanë njohuri të gjera. Derisa dikush kërkon të shohë një film horror, me shumë mundësi gëzon njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqet nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme.
Në përgjithësi, kanë interesa të larta. Tmerret e ndryshme që jepen në një film horror, u zgjon këtyre njerëzve hobe intelektuale të reja, përtej televizionit. Disa njerëz fiksohen edhe më shumë te profesionet e tyre, por të tjerë provojnë edhe hobe të reja. Po ashtu, një pjesë e tyre janë edhe lexues mjaft të mirë.
Janë mendimtarë të pavarur. Njerëzit që tërhiqen nga filmat horror tërhiqen nga gjëra që nuk preferojnë t’i ndajnë me të tjerët dhe të mos flasin shumë për to. Është pikërisht ky shkaku pse një kategori e caktuar njerëzish tërhiqen për dikë që është i mënjanuar nga të tjerët dhe për ta bëhet intrigues dikush që jeton i strukur.
Janë të prirur për të zbuluar mistere. Filmat horror kanë mistere brenda tyre, diçka që ka qëllim të zgjidhet. Çdo film horror merret me një element të panjohur – çfarë po ndodh? Pse po ndodh? Kush po e bën këtë? Në këtë mënyrë, edhe ai që e sheh bëhet një lloj agjenti, të cilit i duket vetja protagonist që jep të dhëna. Ai mund ta nuhasë vrasësin me milje larg.
Prekin anën e errët të jetës. Ndërkohë që të gjithë njerëzit e tjerë nuk preferojnë të mendojnë për vdekjen, fansat e filmave horror kanë forcën mendore për ta përqafuar atë dhe për të menduar shpesh për të – madje e shohin vdekjen edhe si formë argëtimi. Ata nuk interesohen fare çfarë mendojnë të tjerët për ta, thjeshtë janë të interesuar për të panjohurën.
Nuk janë të frikësuar nga asgjë. Dhe kjo është e dukshme. Njerëzit që nuk tmerrohen, as nuk shqetësohen, do të thotë që janë të guximshëm dhe nuk ua pengon asgjë. Kanë aftësi për të kuptuar ç’ndodh përtej dhe kjo lloj aftësie i lejon ata të shijojnë më shumë se pjesa tjetër e atyre që mendojnë gjithmonë tmerrin dhe fundin e frikshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre