Arsyeja se pse të gjithë të larguarit nga Ajaxi marrin numrin 34 - Për shokun e tyre Nouri që e mbylli herët karrierën nga dëmtimi në tru

Në verën e vitit 2017 gazetat u mbushën me lajme për dëmtimin e frikshëm që Abdelhak ‘Appie’ Nori e kishte pësuar në një ndeshje miqësore ndaj Werder Bremen.
Ishte 8 korrik kur në atë ndeshje Nouri mori një goditje të rëndë në tru, që ia mbylli edhe karrierën e sapo nisur futbollistike.
Vetëm vonë vëllai i tij kishte treguar se ai ka filluar të flas nga pak me familjen.
Por shokët e skuadrës nuk e harrojnë atë, e as fansat e Ajax, edhe pse i kishte zhvilluar vetëm tetë ndeshje me ekipin e parë.
I fundit ishte Mbrojtësi holandez Philippe Sandler që bëri debutimin e tij për Manchester City në fitoren e tyre 7-0 në FA Cup kundër Rotherham të dielën e kaluar.
Ai kishte veshur fanellën me numrin 34 si një nderim për ish-shokun e ekipit, Abdelhak ‘Appie’ Nouri.
Kur Manchester City siguroi Sandler verën e kaluar, ai vendosi edhe si kusht numrin 34 në fanellën e tij.
Por Sandler nuk është i vetmi që ka vendosur numrin 34 si kusht për t’u transferuar nga Ajax.
Justin Kluivert tek Roma, Amin Younes tek Napoli dhe Kevin Diks tek Fiorentina bënë të njëjtin gjest. /Telegrafi/











































