Arsyeja e vërtetë pse quhet rregullli i ‘pozicionit jashtë loje’ në futboll do t’i shokojë tifozët

Arsyeja e vërtetë pas emërtimit të rregullit të ‘pozicionit jashtë loje’ në futboll mund të befasojë tifozët.
Pozicioni jashtë loje, në formën që e njohim sot, është bërë pjesë e rregullave të futbollit vetëm që nga viti 1990.
Organizata që harton rregullat e lojës, IFAB, vendosi të ulë marzhin e gabimit për sulmuesin, duke përcaktuar që nëse një lojtar është në një vijë me mbrojtësin e parafundit, atëherë ai konsiderohet në lojë.
Më parë, nga viti 1925 deri në atë kohë, një lojtar konsiderohej jashtë loje nëse nuk kishte dy lojtarë, përfshirë portierin përpara tij në momentin kur topi i jepej.
Rregulli si koncept u njoh zyrtarisht nga Federata Angleze e Futbollit në ‘Laws of the Game’ që në vitin 1863, pasi u kuptua që lojtarët po përfitonin shumë nga pozicionimi i tyre në fushë.
Në skena që ngjasojnë me ato që shihen në shkollat fillore, sulmuesit mund të qëndronin në vijën e portës së kundërshtarit dhe të prisnin që t’u pasonte topi për të shënuar në portë bosh.
Rregulli ka pësuar disa ndryshime të vogla vitet e fundit për shkak të VAR-it dhe mënyrës se si rishikohen rastet, por koncepti bazë ka mbetur pothuajse i pandryshuar për 35 vitet e fundit.
Por përse quhet ‘rregulli i pozicionit jashtë loje’?
Fjala ‘pozicion jashtë loje’ fillimisht është përdorur si term ushtarak, për të përshkruar një ushtar që ishte i bllokuar pas vijave të armikut.
Kjo u adaptua në futboll për të ndaluar sulmuesit që të ‘thyenin vijat e armikut’, përkatësisht mbrojtjen kundërshtare, për të shënuar gola.
Sigurisht, ka një përjashtim specifik nga ky rregull.
Nëse një lojtar ndodhet në gjysmën e tij të fushës në momentin kur topi i pasohet, ai nuk mund të jetë jashtë loje, edhe nëse është përpara gjithë skuadrës kundërshtare.
Kjo sepse distanca midis lojtarit dhe portës konsiderohet e tillë që ai nuk ka një avantazh të padrejtë, dhe për rrjedhojë, nuk ndëshkohet për pozicion jashtë loje./Telegrafi/






















































