Të lësh punën apo të pushohesh është një nga situatat më stresuese të jetës së njeriut. Ju mund të keni dhënë vite të jetës suaj si pjesë e një organizate apo kompanie. Impenjimet dhe zakonet e punës së lënë fatkeqësisht nuk vijnë bashkë me ju në punën e re.
Ndarja nga ambiente të tilla mund të jetë e frikshme edhe për punonjësit sezonalë, sipas një lajmi në adresën HowStuffWorks. Krahas kësaj, ju keni lidhjet dhe njohjet tuaja personale. Nëse punoni në një zyrë mund të krijoni lidhje të ngushta me punonjësit aty dhe nëse pushoheni nga puna jeni të detyruar të ndaheni dhe nga ata.
Por, ka disa raste ku ndryshimet e punës janë të domosdoshme për një person që mendon karrierën.
10 arsyet më të mira për të ndryshuar punën:
Jeni gati për një karrierë të re: Ashtu si çdo ndryshim i madh në jetën tuaj, edhe një ndryshim i qëllimeve tuaja karrieriste mund të nxisë ndryshimin e punës. Ju mund të përfundoni një trajnim që do t’ju hapë porta të reja. Por, ndonjëherë mund të detyroheni në hyni në një degë të ndryshme pune. Në këtë rast duhet të mendoni dhe të peshoni mirë avantazhet dhe disavantazhet e punës.
Keni marrë një propozim më të mirë: Profesionistët dallohen shumë lehtë. Pothuajse të gjitha kompanitë kërkojnë njerëz të tillë profesionistë në grupin drejtues. Për ta arritur këtë, kompanitë mund të konkurrojnë edhe rivalët duke servirur propozime më të mira. Edhe në këtë rast ndryshimi i punës mund të jetë pozitiv.
Puna prek dobësitë tuaja: Kur filloni një punë të re dhe filloni të mësoni detajet e saj, mund ta vini re se një punë e tillë kërkon aftësi e veçori të tjera. Nëse ju jeni në një pozicion ku shtypet fuqia e aftësia juaj, atëherë duhet të përpiqeni të ekuilibroni disi situatën. Ndoshta mund të përftoni aftësi të reja.
Nëse ka një ndryshim të madh mes gjërave që duhet të bëni me ato që keni dëshirë t’i bëni, atëherë e mira do ishte të flisnit me shefin. Tregohuni të sinqertë përballë tij. Ndryshimi i punës mund të jetë një mundësi e mirë për ju, nëse nuk arrini të tregoni aftësitë tuaja në punën ekzistuese. Nëse flisni qartë rreth gjendjes suaj, mund t’ju ndihmojë të kaloni në një pozicion të përshtatshëm për ju në një kompani tjetër. Megjithëse kjo nuk është gjithnjë e mundur, përsëri referenca e shefit tuaj mund t’ju hyjë në punë në kërkimin e punës së re.
Krijohet një atmosferë armiqësore me kolegët e punës: Çdo kompani, zyrë apo grup profesional krijon kulturën e tij të punës. P.sh., në një vend pune ku ka shumë tifozë futbolli, flitet vazhdimisht për futbollin; pas punës shkojnë të shohin ndeshje apo të luajnë.
Aktivitete të tilla ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes kolegëve. Por, ka raste që kolegët mund t’ju nxisin në zakone të këqija. Ju mund të ndiheni i përjashtuar kur nuk i përshtateni atyre. Në këtë rast, ndryshimi i punës mund të jetë një alternative e mirë për ju.
Keni përjetuar një ndryshim të madh në jetën tuaj: Ta zëmë se jeni martuar me dikë që jeton në një qytet tjetër apo keni marrë një propozim pune në një qytet tjetër. Dhe ndoshta ju është dashur të shkoni në një qytet tjetër bashkë me familjen. Dëshironi të kaloni më shumë kohë me familjen, por puna që bëni nuk jua lejon diçka të tillë? Apo kërkoni të përshtatni kushtet e punës me ato të jetës familjare dhe dëshirën tuaj ia keni transmetuar shefit?
Nëse shefi nuk bën asnjë ndryshim në kushtet tuaja të punës, pavarësisht përpjekjeve tuaja, atëherë ka ardhur koha të gjeni një punë me kushte më të mira.
Shefi juaj mund të jetë i paaftë: Nëse kompania ku punoni është në gjendje të vështirë financiare, atëherë ka ardhur koha të kërkoni punë tjetër. Faktorët e falimentimit të kompanisë mund të jenë të ndryshëm e të shumtë. Kjo situatë mund të pasqyrohet dhe tek sjelljet e pronarit të firmës, apo ai mund të ketë rënë pre e mashtrimeve. Kjo gjë rrezikon edhe punën e kompanisë, prandaj keni të drejtë të kërkoni një punë të re.
Nuk mund të duroni më shefin: Punonjësit mund të përjetojnë probleme me shefin. Por, nëse këta probleme shpeshtohen, atëherë mund t’ju duhet të kërkoni punë të re. Shefi mund të mendojë se nuk punoni mirë. Ndoshta nuk pëlqeni mënyrën e urdhërimit apo udhëheqjes së kompanisë.
Të gjitha këto mund të jenë të mërzitshme dhe t’i hapin rrugë keqkuptimeve mes dy palëve. Mendoni mirë rreth arsyeve të mosmarrëveshjes mes jush dhe mundësisë së përjetimit të problemeve të tilla në punën e re.
Puna që keni nuk ju sforcon: Familjes dhe rrethit tuaj shoqëror mund t’i keni shprehur dëshirën e pasjes së një pune të lehtë, e cila nuk të lodh shumë. Por, të vërtetat e ambientit të punës janë ndryshe. Një punë e cila nuk ju nxit të punoni më shumë është negative sa i përket mundësisë për të bërë karrierë.
Në raste të tilla personi mund t’i drejtohet internetit apo zakoneve të tjera kur nuk ka me ç’ka të merret. Dhe kështu aftësitë tuaja dobësohen edhe më shumë. Prandaj, duhet të kaloni në një punë ku të qëndroni gjithnjë aktivë dhe të zënë.
Mund të shtoni të ardhurat: Të gjitha kompanitë nuk janë krijuar njëlloj. Të njëjtat profesione në industri të ndryshme mund të sjellin fitime të ndryshme. Mendoni pak rreth këtij ndryshimi dhe kërkoni mundësi të reja.
Disa industri mund t’i japin mundësi firmave të mëdha dhe të mesme për të njëjtën punë. Për këtë arsye ju mund të punoni me një pronar më të madh në vend të një pune të vogël. Në këtë kompani do të fitoni më shumë para dhe do të zhvilloni veten.
Mund të fitoni më shumë eksperiencë: Mendoni pak rreth mësimit të gjërave të reja kur filloni punën. Disa studime tregojnë se një nëpunës mund të bëhet ekspert në punën e tij pas tre vitesh. Po ju, jeni edhe më të aftë? A mund ta përsërisni këtë proces mësimi për hir të karrierës suaj duke filluar një punë të re?
Pas tre viteve të para mësimi, edhe aftësitë ngadalësohen. Prandaj mund t’ju sugjerojmë të ndryshoni punë çdo tre vjet për ta nisur prej fillimi procesin e mësimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës