LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Shumica parlamentare fiton tetë, por mund të humbas pesë, gjashtë apo shtatë deputetë

Arsovski: Shumica parlamentare fiton tetë, por mund të humbas pesë, gjashtë apo shtatë deputetë

LSDM rikonstruimin e qeverisë e sheh përmes dy prizmave. Njëra është stabilizimi dhe rritja e funksionalitetit të shumicës parlamentare dhe e dyta është një lloj konsolidimi i deputetëve, si hap i ndërmjetëm apo si rritje e presionit ndaj partive të tjera në kuvend për ndryshimet kushtetuese, tha analisti Petar Arsovski për “Top Tema”, lidhur me rikonstruimin e qeverisë, daljen e “Alternativës” dhe hyrjen e “Aleancës për Shqiptarët”.

“Ky lloj konsolidimi ka një prizëm të tretë, por së pari le të fokusohemi tek këto të dyja. Në kuptimin e “koalicionit evropian”, nuk ka ndryshime të mëdha dhe nuk besoj se ndonjë nga partitë shqiptare do të votonte kundër ndryshimeve kushtetuese apo nuk do t’i mbështeste ato.

Shumica e partive shqiptare kanë një vendosmëri deklarative, madje edhe thelbësore për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Dhe në këtë kuptim ky ndërrim nuk ndryshon shumë”, thotë Arsovski.


Në drejtim të rritjes së shumicës parlamentare, shton Arsovski, qëndrimi i LSDM-së në fillim ishte që partitë të mos dalin, që shumica të mos jetë e vogël.

“Këto ngjarje në Kuvend, dje dhe sot, e prishin pak atë matematikën, kështu që në fund esap-i mund të dalë i barabartë, thënë me kusht, domethënë të fitojnë tetë dhe të humbasin pesë-gjashtë-shtatë, ndoshta edhe tetë deputetë. Dhe nuk e di se si do të funksionojë. Duhet të shohim”, vlerëson Arsovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori