LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Shteti ka ligj që garanton regjistrim të popullatës sipas standardeve më të larta

Arsovski: Shteti ka ligj që garanton regjistrim të popullatës sipas standardeve më të larta

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha se në mënyrë intensive vazhdojnë përgatitjet për regjistrimin në terren që do të zbatohet sivjet.

“Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore”, tha Arsovski.


Ai shtoi se Qeveria është e bindur se qytetarët e kuptojnë rëndësinë e këtij operacioni, posaçërisht kur ka ligj modern dhe metodologji që garantojnë se numërimi i popullatës do të zbatohet sipas standardeve më të larta.

Më 20 korrik do të shpallet konkursi për regjistrues në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni
Lexo po ashtu Më 20 korrik do të shpallet konkursi për regjistrues në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Arsovski po ashtu tha se konkursi për pranimin e regjistruesve do të publikohet më 20 korrik dh do të zgjasë më 5 gusht./Telegrafi/