LAJMI I FUNDIT:

Arsimi në Kosovë në gjendje të rëndë, deputetët ia hedhin fajin Ministrisë së Arsimit

Arsimi në Kosovë në gjendje të rëndë, deputetët ia hedhin fajin Ministrisë së Arsimit

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Arsim dhe vendimet e ministrit Shyqiri Bytyqi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të rëndë, shkaku i mungesës së mjeteve financiare, mungesës së organizimit të mirë dhe për shkak të ndërhyrjeve politike.


“Arsimi në Kosovë është në gjendje të rëndë sot për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare, po aq edhe për shkak të mungesës së organizimit të mirë dhe sidomos për shkak të ndërhyrjeve politike. Se si është gjendja në Kosovë po thirremi edhe në një studim të UNICEF-it që e ka bërë vitin e kaluar ku përveç tjerash thotë se vetëm rreth 5 përqind e fëmijëve janë të përfshirë në çerdhet publike, 95 përqind të fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e obligueshëm, 84 përqind janë të përfshirë në arsimin e mesëm. Ndërkaq, në Kosovë 5.4 e qytetarëve janë analfabetë, derisa në vitin 2008 analfabet funksional kanë qenë 62 përqind, ndërsa në vitin 2015 rreth 78 përqind, që do të thotë se numri i atyre që janë analfabet funksional po rritet. Bazuar në një raport tjetër, ka mos përputhje të kurrikulës së arsimit të lartë me arsimin dhe aftësimin profesional, si dhe me nevo jat e tregut të punës, mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të tjera të punës është sëmundje kronike e shumë shkollave tona”, tha ai.

Ngjashëm deklaroi edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti i cili theksoi se shkollimi në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më i shtrenjtë e as më i dobët.

Kurti shprehi shqetësimet e tj për rezultatet e testit PISA, për të cilin tha se ka dëshmuar që Kosova me 146 pikë nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ngelet në fund të ranglistës.

Meqenëse 40 pikë janë sa një vit shkollimi, ai tha se i bie që maturanti i Kosovës, është i nivelit të semimaturantit.

Kurti tha se arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit, pasi pjesa më e madhe e buxhetit shkon për pagat.

E deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi fajtor për gjendjen në arsim e bëri Ministrinë e Arsimit.

Ajo tha se arsimi po vazhdon vetëm me sasi, ku tha se nuk ka mbetur askush pa fakultet.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika të shumta ndaj ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi duke konsideruar se sistemi arsimor në Kosovë po vazhdon të ballafaqohet me probleme të vazhdueshme.

Sipas tyre, largimi i drejtorëve, pagesat e dy personave për një pozitë dhe kontratat mbi vepër që po ndodhin brenda Ministrisë nuk japin optimizëm për cilësi në arsim.

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për gjendjen në arsim dhe vendimet e MAShT-it në emër të kësaj partie, deputetja Luljeta Veselaj- Gutaj tha se mungesa e vizionit për reforma të vazhduar dhe reduktimi i projekteve ndërkombëtare ka bërë që të ketë regres në ministri.

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arsim dhe vendimet e MAShT-it që është duke u mbajtur theksoi se gjendja në arsim është një produkt i një krize tridhjetë vjeçare në Kosovë.

Ai tha se krejt kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vizionit të buxhetit dhe gabimit në hapa që ka ndodhur vazhdimisht.

Në emër të partisë, deputeti Çaushi tha se dhe arsimi parauniversitar gjendet në një moment tepër të vështirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori