LAJMI I FUNDIT:

Arsene Wenger sqaron ‘rregullin’ e Ligës së Kampionëve që Chelsea e theu ndaj Bayern Munichut

Arsene Wenger sqaron ‘rregullin’ e Ligës së Kampionëve që Chelsea e theu ndaj Bayern Munichut

Arsene Wenger ka thënë se Chelsea e theu rregullin e parë gjatë humbjes që pësoi në shtëpi nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Bundesligës fitoi mbrëmë 3-0 në Stamford Bridge ndaj The Blues, e që është me një këmbë në çerekfinale të garës më të madhe në Evropë për klube.

Dy gola nga Serge Gnabry dhe një i Robert Lewandowskit, e lanë Chelsean të shokuar para tifozëve të tyre, derisa ka pa shpresë për ta që të përmbysin rezultatin.


Serge Gnabry. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Wenger beson se skuadra e Frank Lampardit u ndëshkua nga Bavarezët shkaku që nuk luftuan aq sa duhet në mesfushë.

“Çfarë ka mësuar Lampardi nga ky takim, por që e ka ditur tashmë, ju nuk mund të humbisni pesë ndeshje në shtëpi kur skuadra juaj është superiore ndaj të tjerëve”, ka thënë francezi në beIN Sports.

Bayerni konfirmon se Lewandowski mungon deri në katër javë shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Chelseat
Lexo po ashtu Bayerni konfirmon se Lewandowski mungon deri në katër javë shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Chelseat

“Në këtë nivel të garës, ta lëshosh posedimin nga duart, ndëshkoheni. Ju vraponi gjatë gjithë kohës dhe humbisni posedimin, ju do jeni të vdekur në fushë pas 90 minutash”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Në Ligën e Kampionëve, nëse ju jeni në probleme me mesfushën, keni mbaruar – ky është rregulli i parë. Luani kundër top skuadrave dhe nëse nuk arrini t’i furnizoni sulmuesit me topa, do të paguani për gabimet”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Arsenalit që tani punon në FIFA.

Chelsea do të jetë më 18 mars mysafir i Bayernit në Allianz Arena e që vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë ata në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Duel i gjigantëve anglez për Karim Adeyemin

Duel i gjigantëve anglez për Karim Adeyemin

Bundesliga
Kalo në kategori