Marcel Sabitzer mund të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori austriak pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Mikel Arteta që po kërkon transferimin e tij.


Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, Arsenali ka nisur bisedimet me RB Leipzig për transferimin e mesfushorit ofensivë.

marcel sabitzer 2021 5fe6e70e57262

Topçinjtë e shohin Sabitzerin si lojtarin kryesor për repartin e mesfushës dhe duan afrimin e tij qysh në janar.

Skuadra londineze është gati të shpenzojë deri në 35 milionë euro për lojtarin, shumë që e kënaqe Leipzigin.

Gjermanët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Sabitzer, pasi për pozitën e mesfushorit ofensivë kanë marrë hungarezin Dominik Szobszlai.

310bd204 a5e1 423d 9745 96ecdee4b8d3 scaled

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Por përveç Arsenalit interesim për të ka shfaqur edhe Tottenham Hotspur, Atletico Madrid dhe Monaco. /Telegrafi/

telegrafi sport app