Me afrimin e afatit kalimtar të verës, mesfushori holandez i talentuar i RB Leipzig, Xavi Simons është sërish në qendër të vëmendjes. 

Pavarësisht se kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të përhershme me Leipzig, ekziston një mundësi e madhe që Simons të jetë në lëvizje këtë verë.  


Disa klube kryesore të Ligës Premier, duke përfshirë Manchester United, Liverpool dhe Chelsea, kanë monitoruar nga afër situatën e tij. 

Arsenali është gjithashtu i mirëinformuar për zhvillimet rreth lojtarit dhe duket më i avantazhuar për një lëvizje në verë. 

Simons vlerësohet në rreth 70 milionë euro, me RB Leipzig që potencialisht janë të gatshëm për të shitur për një fitim të tillë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app