LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë: Arsenali po e trondit PSG-në, Bukayo Saka realizoi një super gol

Mbyllet pjesa e parë: Arsenali po e trondit PSG-në, Bukayo Saka realizoi një super gol

Ka përfunduar pjesa e parë mes Arsenalit dhe PSG-së në rrethin e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gunners kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi prej dy golave (2-0), duke i zënë në befasi parisienët.

Topçinjtë e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e nëntë me anë të Bukayo Sakas, kur lëshoi një goditje që shkoi afër shtyllës së majtë.


Në minutën e 20-të, Kai Havertz kaloi Arsenalin në epërsi, kur realizoi për 1-0 me kokë, duke mposhtur Gianluigi Donnarumman.

PSG filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, ndërsa Nuno Mendes goditi shtyllën në minutën e 28-të.

Tre minuta më vonë, Achraf Hakimi nuk ia doli të mposhte David Rayan, që bëri një pritje bravuroze.

Bukayo Saka realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 35-të, pasi u shkaktua një rrëmujë në zonën e PSG-së dhe Donnarumma u zu në befasi.

Arsenali duket se është në rrugë të duhur që të fitojë tri pikët e para, pasi kishte barazuar 1-1 me Atalantën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Premier League
Kalo në kategori