LAJMI I FUNDIT:

“Arsenali nuk ka shanse”, agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin

“Arsenali nuk ka shanse”, agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin

Agjenti italian, Paolo Palermo thotë se Arsenali nuk ka asnjë shans për të nënshkruar me Victor Osimhen këtë verë. Sipas tij, Chelsea është favorit për të marrë nigerianin. 

Duke folur për TV Play në Twitch, Palermo pohoi se komentet e nigerianit ndërsa ishte duke luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me Nigerinë, janë një “prelud i një lamtumire verore”.

“E kam thënë që kur ai rinovoi se po largohej”, vazhdoi Palermo. “Të vazhdosh kontratën për vetëm një vit do të thotë ta kesh shitur tashmë, përndryshe ata do ta rinovonin për katër vjet. Ata i vendosin çmimin lojtarit”.


Osimhen e konfirmon se ka vendosur për të ardhmen e tij - sytë nga dy gjigantët e Ligës Premier
Lexo po ashtu Osimhen e konfirmon se ka vendosur për të ardhmen e tij - sytë nga dy gjigantët e Ligës Premier

“Mendoj se tashmë është arritur marrëveshja. Mendoj se është Chelsea. Ata që mund të shpenzojnë 120-130 milionë euro janë Chelsea, Man City, Man United dhe Liverpool, nuk mendoj se këtë gjë mund ta bëjë edhe Arsenali”.

“Tottenham gjithashtu mund ta bëjë këtë, por ata ofrojnë një pagë vetëm 6-7 milionë euro, Osimhen tashmë fiton 10 milionë euro”, ka shtuar më tej ai.

Topçinjtë pritet të bëjnë përforcim sulmues në verë. Osimhen dhe Ivan Toney janë lidhur rregullisht me klubin. /Telegrafi/

0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Në trend Sport

Më shumë
Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Jo vetëm Thuram, një tjetër yll i Interit mund ta humbasë duelin ndaj Barcelonës

Jo vetëm Thuram, një tjetër yll i Interit mund ta humbasë duelin ndaj Barcelonës

Liga e Kampionëve
Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

La Liga
Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

La Liga
Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori