Arsenali ka siguruar “biletën” për në fazën tjetër të FA Cup, me një fitore të thellë ndaj Wigan.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 4-0, sfidë ku të gjitha golat i shënuan në pjesën e parë për ta siguruar kualifikimin.


Noni Madueke shënoi një gol të bukur pas asistimit të Eze për të zhbllokuar epërsinë (11’).

Shtatë minuta më vonë, Eze asistoi për Gabriel Martinellin që dyfishoi epërsinë (18’).

Hunt pastaj shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin nga një goditje e skuadrës londineze (23’).

Kurse, fitoren e vulosi Gabriel Jesus pas asistimit të Norgaard (27’).

Kësisoj, Arsenali iu bashkohet skuadrave favorite në fazën tjetër të FA Cup, kurse kundërshtarin për raundin tjetër do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Telegrafi

telegrafi sport app