Arsenali do ta mbajë Artetën edhe pa trofe, fundi i sezonit sjell testin e madh
Sipas gazetarit Ben Jacobs, Mikel Arteta nuk do ta humbasë automatikisht punën e tij si trajner i Arsenalit edhe nëse “Topçinjtë” nuk arrijnë të fitojnë një trofe të madh gjatë këtij sezoni.
Arsenali nuk ka ngritur një trofe të rëndësishëm që nga triumfi në FA Cup në edicionin 2019/20, por bordi i klubit nuk e sheh këtë si arsye të menjëhershme për të larguar spanjollin.
Megjithatë, në fund të sezonit do të ketë një rishikim të detajuar të punës së tij, ku drejtori sportiv Andrea Berta do të analizojë nëse Arteta ka arritur mjaftueshëm rezultate me skuadrën që ka pasur në dispozicion.

Në tre sezonet e fundit, Arsenali ka përfunduar i dyti në Ligën Premier, duke qenë gjithmonë pranë titullit, por pa mundur ta thyejë dominimin e Manchester Cityt.
Ky sezon shihet si momenti i madh i së vërtetës për Artetën, pasi tifozët presin që ekipi të bëjë hapin final drejt titullit të parë të kampionit që nga viti historik 2003/04 i “Invincible”. /Telegrafi/






























