Pas performancës zyrtare të Samsung dhe Huawei me telefonat e tyre të mençur me tri palosje, ishte vetëm çështje kohe para se edhe gjigantët e tjerë teknologjikë t’u bashkoheshin.

Duket se Xiaomi është i radhës, pasi një certifikatë e re nga shoqata GSMA (Global System for Mobile Communications Association) zbulon detaje mbi pajisjen e tyre të ardhshme, raporton GSM Arena.


Edhe pse kanë qarkulluar më parë thashetheme mbi telefonin tre-palësh të Xiaomit, përfshirë aplikimet për patenta me renderime, lista e re e GSMA-së sjell informacione më konkrete.

Pajisja, që mund të quhet Mix Trifold, ka numrin e modelit 2608BPX34C.

Aktualisht nuk ka shumë detaje të tjera, por sipas thashethemeve ekzistuese, prezantimi i pajisjes pritet në tremujorin e tretë të vitit 2026.

Pritet që të ketë specifikime të larta, duke përfshirë çipsetin Qualcomm nga seria Snapdragon 8 dhe një sistem me tri kamera.

Nga renderimet e paraqitura në aplikimin për patentë, duket se Xiaomi do të zgjedhë një dizajn të ngjashëm me modelin Huawei Mate XT Ultimate, ku ekrani kryesor paloset drejt brendshëm. /Telegrafi/