LAJMI I FUNDIT:

Arrin në 59 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri

Arrin në 59 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të infektuarve me Coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 59.

Po ashtu, konfirmohet se sot një person ka ndërruar jetë nga ky virus.


“Do të vijohet me testimi e radhës me këtë pacient. Në 24 orë 60 persona të dyshuar vetëm 4 raste pozitive. Tre raste kontakti dhe një rast i ri në moshën 63 vjeç në Tiranë. Deri tani 665 raste dhe 59 raste pozitiv” tha Eugena Tomini, përgjegjëse e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP.

Shënohet viktima e dytë nga Coronavirusi në Shqipëri
Lexo po ashtu Shënohet viktima e dytë nga Coronavirusi në Shqipëri

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore”, vijoi ajo. /Telegrafi/