LAJMI I FUNDIT:

BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit – Putin e pranon se Rusia po përballet me “probleme kolosale” të teknologjisë

BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit – Putin e pranon se Rusia po përballet me “probleme kolosale” të teknologjisë

Komisioni Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror azerbajxhanas në të paktën 20 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2027.

“Sot, me këtë Memorandum të ri Mirëkuptimi, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t’u larguar nga karburantet fosile ruse”, ka thënë Ursula von der Leyen.

Ndryshe, BE-ja po kërkon furnizues alternativë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.


Siç është thënë më tej, Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë metra kub (bcm) në 2021 në 12 miliardë metra kub në 2022.

Putini është “duke luftuar për të përshtatur trupat me pajisjet” - ushtria e tij po vuan nga morali i ulët
Lexo po ashtu Putini është “duke luftuar për të përshtatur trupat me pajisjet” - ushtria e tij po vuan nga morali i ulët

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të jetë e pamundur që Rusi “të shkëputet” nga pjesa tjetër e botës dhe se vendi duhet të fokusohet në zhvillimin e teknologjisë së tij dhe mbështetjen e kompanive me rritje të shpejtë.

“Është e qartë, ne nuk mund të zhvillohemi të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në botën e sotme, ju nuk mund të ‘rrethoni’ gjithçka me një kompas dhe të vendosni një gardh të madh, thjesht nuk është e mundur”, citohet të ketë thënë Putin gjatë një video-konference me zyrtarë qeveritarë.

Udhëheqësi rus tha gjithashtu se Moska do të kapërcejë problemet “kolosale” të teknologjisë me të cilat po përballet vendi i tij si rezultat i sanksioneve gjithëpërfshirëse perëndimore për luftën në Ukrainë.

“Kjo është një sfidë e madhe për vendin tonë”, tha Putin. “Duke kuptuar sasinë kolosale të vështirësive me të cilat po përballemi, ne do të kërkojmë zgjidhje të reja në një mënyrë energjike dhe kompetente”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori