Arrihet marrëveshja mes palëve, Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re

Mërgim Berisha është pranë zyrtarizimit te skuadra e tij e re dhe gjatë ditës së sotme pritet konfirmimi përfundimtar i transferimit.
Sulmuesi kosovar nuk do të largohet nga futbolli gjerman, por do të ndryshojë nivel gare, pasi nga Bundesliga do të vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.
Berisha do të largohet nga Hoffenheim dhe do të transferohet te Kaiserslautern. Ditët e fundit ishte raportuar se Sturm Graz dhe Lecce kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, por sipas Sky Sport, Kaiserslautern ka fituar garën për nënshkrimin e sulmuesit.
🚨💥 EXCLUSIVE | Mergim Berisha to 1. FC Kaiserslautern - DONE DEAL ✔️
Permanent move. Medical today.
27 y/o striker from TSG Hoffenheim arrives as a replacement for the injured Ivan Prtajin. No transfer fee involved, but with a high sell-on clause. #Betze @SkySportDE 🇩🇪 pic.twitter.com/YMsC0cnwmy
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 2, 2026
Marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur. Kaiserslautern do ta transferojë Berishën pa paguar dëmshpërblim, ndërsa Hoffenheim ka ruajtur një përqindje të kartonit nga një shitje e mundshme në të ardhmen.
27-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon me Hoffenheim dhe tani synon të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur, duke marrë më shumë hapësira dhe minuta loje në skuadrën e re. /Telegrafi/











































