Kylian Mbappe është i destinuar të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Gjiganti spanjoll ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez për t'iu bashkuar atyre në verë si transferim i lirë.


Mbappe është futur në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe nuk ka pranuar rinovimin pasi ëndrra e tij e madhe është të luaj për Los Blancos.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka lajmëruar ekskluzivisht se Mbappe dhe Reali janë pajtuar për një kontratë pesë vjeçare.

Francezi do të thyej rekord, pasi do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit.

Mbappe Real

23-vjeçari është pajtuar me Realin për një pagë e cila kap vlerën e 50 milionë eurove në sezon.

Reprezentuesi francez i ka bërë të qartë Parisit se do të largohet dhe paga e tij javore do të jetë prej një milionë eurove.

Gjithsesi klubi madrilen pritet që të dalë me njoftim zyrtar për afrimin e Mbappes gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app