LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja, Graham Potter është trajner i ri i Chelseat – gjatë ditës pritet zyrtarizimi

Arrihet marrëveshja, Graham Potter është trajner i ri i Chelseat – gjatë ditës pritet zyrtarizimi

Graham Potter pritet të jetë trajner i ri i Chelseat, pasi tanimë ka një marrëveshje mes palëve.

Trajneri anglez ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025 me Brighton, por Chelsea do të paguajë 18 milionë euro për ta liruar atë.

47-vjeçari është pjesë e Brighton që nga viti 2019 ku ka udhëhequr klubin në 134 ndeshje zyrtare, derisa ka një mesatare prej 1,28 pikëve për ndeshje.


Telefonata 10 minutëshe që e shkarkoi Tuchelin
Lexo po ashtu Telefonata 10 minutëshe që e shkarkoi Tuchelin

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve është arritur.

“Graham Potter do të emërohet si trajner i ri i Chelseat, ashtu siç pritej. Marrëveshja është në fuqi, kontratat që po përgatiten tani si propozim është pranuar. Chelsea dot ë përfundojë marrëveshjen me Brightonin në orët në vijim”, ka shkruar Romano.

Tutje eksperti i tregut të transferimeve ka zbuluar se presidenti i Chelseat, Todd Boehly është informuar më parë për trajnerin anglez.

“Më është thënë se Todd Beohly ishte tashmë i informuar mirë për Graham Potter, idetë, konceptet dhe metodat e tij kur vendosi të nënshkruante me Marc Cucurellan nga Brighton”.

“Shumë menaxherë i janë ofruar Chelseat, por Potter ishte prioriteti”, shkroi Romano.

Zyrtarizimi i anglezit në krye të Chelseat pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Premier League
Kalo në kategori