Pas denoncimit të familjarëve të një-27 vjeçari të arrestuar në Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin në lidhje me pretendimet e tyre se brenda ambienteve të paraburgimit është ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.
Bëhet fjalë për Jani Rustemin, i cili është arrestuar më datën 12 prill pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një garazh në rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht këtë të martë duke thënë se dy ditë pas arrestimit, i riu ka shfaqur probleme shëndetësore brenda bllokut të sigurisë, ku pasi i është dhënë ndihma mjekësore, gjendja e tij është përmirësuar.
Më pas, sipas policisë, ai ka dalë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ku është caktuar ‘arrest në burg’.
Në njoftim theksohet se me datën 16 prill është bërë gati procedura për transferimin e tij në burgun 313 në Tiranë, institucion i cili nuk ka pranuar për të marrë në dorëzim të arrestuarin për shkak të mbingarkesës, e në këto kushte Rustemi është rikthyer në bllokun e sigurisë.
Një ditë më pas Jani Rustemi ka shfaqur sërish shqetësime shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në QSUT dhe mbahet nën ruajtje nga oficerë të policisë së burgjeve.
Pasi i riu ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore, e ëma e tij është paraqitur pranë Komisariatit nr.3 dhe ka bërë denoncimin ku pretendon se i biri është dhunuar në bllokun e sigurisë, pasi nuk ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimet duke marrë në pyetje disa efektivë të policisë, përgjegjës të turneve që kanë mbikëqyrur të arrestuarin si dhe po verifikohet kartela shëndetësore nga spitali. Ndërkohë po verifikohen gjithashtu edhe kamerat e sigurisë të institucionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë