Policia në Gjermani ka arrestuar 12 persona, përfshirë edhe një oficerët të saj, në bastisjet mbarëkombëtare për të ndjekur grup të ekstremit të djathtë që dyshohet se planifikonte sulme ndaj politikanëve, myslimanëve dhe azilkërkuesve.

Bastisjet u realizuan nga njësitë speciale të armatosura rëndë, të cilat kërkuan në 13 zona në gjashtë shtete gjermane, transmeton Telegrafi.


Katër të dyshuarit kryesorë, planifikuan të nxisin "një situatë të ngjashme me luftën civile, përmes sulmeve ende të papërcaktuara ndaj politikanëve, azilkërkuesve dhe njerëzve të besimit mysliman", thuhet në deklaratën e prokurorisë federale.

Derisa tetë të dyshuar të tjerë, besohet se kishin rënë dakord të 'mbështetnin financiarisht grupin, t'i siguronin armë ose të merrnin pjesë në sulmet e ardhshme'.

Të dymbëdhjetë të arrestuarit, përfshirë edhe një oficer policie të pezulluar më parë mbi dyshimet se ai kishte lidhje me ekstremin e djathtë, tha një burim në ministrinë e brendshme në shtetin e North-Rhine Westphalia, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ai ishte një nga të dyshuarit kryesorë.

Q nga themelimi i tij në shtator të vitit të kaluar, qëllimi përfundimtar i grupit ishte 'të shkundë rendin shtetëror dhe shoqëror në Gjermani dhe në fund ta përmbysë atë', besojnë hetuesit. /Telegrafi/

Arrestohen foto 3

Arrestohen foto 4

Arrestohen foto 5

Arrestohen foto 6