LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet vëllai i Donjeta Pajazitajt (Video)

Arrestohet vëllai i Donjeta Pajazitajt (Video)

Familjarët e Donjeta Pajazitaj janë revoltuar pasi Gjykata Themelore e Pejës, shpalli të pafajshëm Naser Pajazitaj, që akuzohej për vrasjen e saj.

Vëllai i Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi, është revoltuar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore e Pejës, që e shpalli të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e motrës se tij.


Gjykata merr vendimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt
Lexo po ashtu Gjykata merr vendimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Shkëlqim Pajazitaj duke u larguar nga salla e gjykimit ka shqelmuar derën e sallës se gjykimit me ç’rast e ka thyer atë.

Policia e Kosovës menjëherë ka reaguar duke e arrestuar Shkëlqim Pajazitajn.

KALLXO.com sjell pamje ekskluzive të momentit kur u arrestua Shkëlqim Pajazitaj i cili e kishte thyer një derë në këtë gjykatë në shenjë revolte për vendimin e trupit gjykues.

Në qershor të vitit të kaluar, kur u mbajt seanca e parë e këtij gjykimi, KALLXO.com kishte kapur momentin kur vëllai i Donjeta Pajazitajt e grushton të akuzuarin derisa po largohej nga salla e gjykimit.