Arrestohet me urdhëresë ndërkombëtare një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar mbrëmjen e së martën në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës ndërkombëtare.
I njëjti pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, 08.12.2020-19:00. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtarë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































