Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Fushë-Kosovë, i dyshuar për vjedhje në tri shtëpi


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në Fushë-Kosovë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Telegrafi.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull –shtetas i R. së Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në zonën e stacionit policor Fushë Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë"./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































