LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i katërt në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Arrestohet personi i katërt në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person i dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.

Personi i arrestuar dyshohet që e ka shitur armën, më të cilën është kryer vrasja e Liridona Ademajt. I dyshuari  është arrestuar gjatë ditës së sotme nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se i arrestuari është Tomë Doda (1974), nga një fshat i Gjakovës.


Lidhur me  vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, në Prishtinë është vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Caktohet masa e paraburgimit për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli
Lexo po ashtu Caktohet masa e paraburgimit për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori