Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me dhunën e shkaktuar më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan.
Në njoftimin e Policisë thuhet se ai është njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan.
“Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit ai dyshohet për veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
Të gjitha veprimet e mëtejme thuhet se do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia ka bashkangjitur edhe fotografinë te të dyshuarit të arrestuar “duke sulmuar me mjete të forta me datë 29 maj 2023”.
Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit 2023, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, do t’i shërbejë gjithë qytetarëve
MEPSO: Kemi pasur një ndërprerje të shkurtër të transmisionit, por kjo nuk është arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në bllokun 1 në TEC Manastir
Droja e komunave në veri: Më pak banorë, më pak buxhet
Janjiq: Sulmi i armatosur në Banjskë u zhvillua nga një strukturë e organizuar
Dosja: Arsyet pse tre gjyqtarë refuzuan ta lironin Faton Hajrizin
Ndryshimet në Rregullore që i mundësuan Faton Hajrizit transferimin në Burgun e Smrekonicës nga ku u arratis
Arrestohet i arratisuri nga Burgu i Dubravës, Ujkan Metaj
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike
Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë
Laporta dhe Deco insistojnë ta bindin lojtarin e padëshiruar të largohet nga Barcelona
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët
Sondazhi i fundit - Harris e kalon Trumpin
Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë