LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një qytetar serb në Leposaviq, në veturë iu gjetën mallra që i kishte futur ilegalisht nga Serbia

Arrestohet një qytetar serb në Leposaviq, në veturë iu gjetën mallra që i kishte futur ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘tregti e ndaluar’.

Sipas njoftimit, zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, rreth orës 07:05 në fshatin Dobravë të Leposaviqit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.

“Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore”, thuhet në komunikatën për media.


Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’, ndërsa personi dhe vetura janë dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori