LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një punonjës në agjencinë gjermane të inteligjencës pasi dyshohej se i ofronte informacione Rusisë

Arrestohet një punonjës në agjencinë gjermane të inteligjencës pasi dyshohej se i ofronte informacione Rusisë

Prokurorët federalë arrestuan të mërkurën një punonjës të agjencisë së inteligjencës së jashtme gjermane, BND, nën dyshimin për tradhti, pasi një hetim i brendshëm i BND zbuloi se ai dyshohet se kishte “rrjedhur” informacione të klasifikuara në Rusi.

Prokurorët thanë se i dyshuari ishte një shtetas gjerman i quajtur Carsten L., dhe se shtëpia e tij dhe vendi i punës, si dhe i një personi tjetër, ishin kontrolluar, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të lëshuar pasditen e së enjtes, BND tha se punonjësi ishte vendosur në paraburgim dhe se ishin kryer kontrolle në dy zyra të BND.

“Pasi BND u bë në dijeni të një rasti të mundshëm të tradhtisë brenda radhëve të veta gjatë punës së saj të inteligjencës, BND filloi menjëherë hetime të brendshme të gjera”, citohet të ketë thënë presidenti i BND-së, Bruno Kahl në deklaratë. “Kur këta vërtetuan dyshimin, Prokurori i Përgjithshëm Federal u thirr menjëherë”.

Kahl shtoi se BND po punonte ngushtë me hetuesit, por se nuk do të jepte asnjë detaj të mëtejshëm.

Kjo është hera e parë që një punonjës i BND arrestohet për tradhti të dyshuar që nga viti 2014, kur një spiun i quajtur Markus R. u akuzua për rrjedhje të informacionit në agjencitë e inteligjencës amerikane.

Ai u dënua në vitin 2016 dhe u dënua me tetë vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori