Arrestohet një person nga Tetova, kërkohej me urdhër ndërkombëtar

Në fshatin Trebosh të Tetovës dje policia ndaloi një person i cili kërkohej me një urdhër ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë.
"Më 14.12.2020 në ora 10:30 zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë arrestuan R.F. (47) nga fshati Trebosh, i cili kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë në lidhje me nenin 418a paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë", sqarohet në njoftimin e sotëm nga Ministria e Brendshme.
Personi i arrestuar është dërguar në burg./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































