Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtërpcë, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike. Rasti ka ndodhur më 20.12.2025, rreth orës 22:30.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë ndërhyrë në një lokal, pasi ekzistonte dyshimi për ushtrim të veprimtarisë së kundërligjshme. Gjatë veprimeve policore, i dyshuari, mashkull, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e lokalit dy pako cigaresh, brenda të cilave janë gjetur substanca narkotike.


Pas kontrollit, policia ka konfiskuar gjithsej 15.9 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje./Telegrafi/