LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi gruan dhe dy vajzat

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi gruan dhe dy vajzat
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i kishte sulmuar gruan dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:20, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat  bashkëshorten dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).  Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari  me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/