Arrestohet një person në Pejë për posedim të dyshuar të marihuanës

Dje në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të realizuar nga njësiti policor në veturën e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































