Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, i dyshuar për keqpërdorim të pasurisë së huaj, pas një denoncimi të bërë nga një grua kosovare më 9 dhjetor 2025.

Sipas raportit policor, ankuesja së bashku me djalin e saj është paraqitur në stacionin policor duke raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte mashtruar djalin e saj, përcjell Telegrafi.


"Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë të dyshuarit", bën të ditur policia.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/