LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje e rëndë në Smirë të Vitisë, arrestohet një person i dyshuar

Vjedhje e rëndë në Smirë të Vitisë, arrestohet një person i dyshuar
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast “Vjedhje e rëndë”, i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave.                                                                                                                                             

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë të mërkurën nga një punë operacionale e njësitit të hetimeve të stacionit policor në Viti.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Viti më datën 12.04.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin e mitur (mashkull kosovar shqiptar).


Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ‘Vjedhje e rëndë’ i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim “Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 24 orë dhe rasti do të përcillet në Prokurorinë Themelore”. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori