Një person është arrestuar në Gjakovë të shtunën rreth orës 20:00, pasi në rrjetet sociale kishte publikuar foto ku ekspozonte dy armë zjarri – një pushkë gjuetie dhe një pistoletë që dyshohet të jenë në pronësi të tij.

Pas identifikimit të lokacionit, njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar armët e ekspozuara në rrjetet sociale.


Armët janë marrë si prova materiale.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet për armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/