LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për djegien e veturave në veri

Arrestohet një person i dyshuar për djegien e veturave në veri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për djegien e veturave në veri të Kosovës.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se personi i arrestuar dyshohet për vënien e zjarrit veturave me targa RKS, pronë e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ende nuk e ka konfirmuar arrestimin  e të dyshuarit.


Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviq.

“Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve.

Tri vetura me targa RKS ishin djegur edhe në orët e para të së premtes – një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori