LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Një operacion ndërkombëtar, i mbështetur nga Europol, ka çuar në arrestimin e një trafikanti që drejtonte një rrjet kriminal të importit të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.

Hetimi, i udhëhequr nga autoritetet gjermane me mbështetje me ato holandeze dhe Europol, ka çuar në arrestimin e një 57-vjeçari turk në Shqipëri më 23 nëntor, ndërsa dyshohet se ai ishte edhe drejtuesi i këtij rrjeti trafiku të heroinës.

Arrestimi i tij ndodhi pas zbardhjes së lidhjes të trafikimit të 703 kilogramëve heroinë, që u kapën në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni, që kishte origjinën nga Irani, dhe dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun evropian.


Ky operacion ka qenë pjesë e një hetimi më të gjerë që ka përfshirë më shumë se një vit bashkëpunim ndërkombëtar, duke përfshirë krijimin e një Task Force Operacionale të Europolit që ka koordinuar aktivitetet e zbatimit të ligjit mes shteteve të përfshira.

Hetimi që çoi në arrestimin e “Mbretit të Heroinës” dhe zbardhjen e një rrjeti të madh kriminal që operonte nga Irani në Evropën Perëndimore, përfshiu një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar mes autoriteteve ligjore dhe agjencive të zbatimit të ligjit nga disa shtete të ndryshme si Gjermania, Holanda, Policia kufitare e Shqipërisë dhe Europol.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar është një shembull i fuqishëm i koordinimit të agjencive të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në nivel global./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori