LAJMI I FUNDIT:

Një zyrtar nga Kosova arrestohet në Serbi

Një zyrtar nga Kosova arrestohet në Serbi

Policia serbe ka arrestuar në Serbi Marjan Gjokaj udhëheqës i një divizioni në Administratën Tatimore të Kosovës në qytetin e Gjakovës.

Ai ka qenë duke u kthyer në Kosovë dhe ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin kur është ndaluar dhe arrestuar nga Policia serbe.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli ka konfirmuar se është arrestuar në Serbi kosovari, Marjan Gjokaj nga Gjakova.

“Po është arrestuar”, ka deklaruar shkurt Zyberaj për reporteri.net.

Motivet e arrestimit të Gjokajt nga autoritet serbe ende nuk dihen.

Kujtojmë se në vitin 2016 policia serbe kishte arrestuar drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi në vendkalimin kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletëarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, nën dyshime për veprën penale “të terrorizmit”.

Atij, autoritetet e drejtësisë në Serbi, i patën caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Pas arrestimit të Thaçit, Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, me të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, dhe i kërkohej “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori