LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Kroaci më pas lirohet Goran Grujevski, përgjegjësi për përgjimet ilegale

Arrestohet në Kroaci më pas lirohet Goran Grujevski, përgjegjësi për përgjimet ilegale

Në Zagreb është arrestuar ishkryeshefi i drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski, i cili kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar nga MPB. Siç mëson Alsat ai është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në aeroportin e Zagrebit në kryeqytetin e Kroacisë.

Pas kontrollit të çështjes, Interpoli ka tërhequr fletëarrestin ndaj tij, sepse Goran Grujevski gëzon azil politik në Greqi. Arrestimin e ish krye shefit të drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski e konfirmon e Ministria e Punëve të Brendshme.


“Gjatë ditës së djeshme nga ana e Interpolit të Kroacisë morëm informatë se është arrestuar personi me inicialet G.G. Gjatë ditës së sotme, po ashtu morëm informatë nga Interpoli i Kroacisë së personi me inicialet G.G. është liruar”, thanë nga MPB-ja.
Goran Gruevski, së bashku me kolegun e tij Nikola Boshkovski, në vitin 2017 u arratisën në Greqi, ku dhe kërkuan azil politik pas akuzave ndaj tyre në rastin “Target-Fortesa” të ish- Prokurorisë Speciale, lidhur me përgjimet ilegale në Maqedoninë e Veriut.

Me ndryshimet në Kodin Penal, Gjykata Penale e Shkupit, më 17 tetor 2023, mori vendim për ndalimin e procedurës penale kundër të akuzuarve Goran Grujevski, Sasho Mijallkov dhe 4 të akuzuarve të tjerë për veprat penale të bashkimit kriminal dhe shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit për shkak të vjetërsimit të veprave. Por, gjyqi vazhdon për pjesën që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori