LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Francë 46-vjeçari nga Shijaku, ishte kapur me heroinë dhe pilula metadon

Arrestohet në Francë 46-vjeçari nga Shijaku, ishte kapur me heroinë dhe pilula metadon

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar në Francë shqiptari me iniciale E. B, 46 vjeç, i cili rezulton i dënuar me 5 vite burg në Shqipëri pasi ishte kapur në vitin 2019 duke shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

“Operacioni “Five”, në pranga në Francë, një i dënuar me 5 vjet burgim, për posedim të Heroinës dhe Metadonit.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”.


Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri”, njofton policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori