LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet laboranti i spitalit të Gjakovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet laboranti i spitalit të Gjakovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se është arrestuar i pandehuri A.Sh, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Sipas prokurorisë i pandehuri A.Sh, në cilësinë e personit zyrtar, laborant në Laboratorin e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ashtu që gjatë orarit të rregullt të punës në spital nuk u ka shërbyer pacienteve të cilët kanë kërkuar shërbim në Laborator, sipas udhëzimeve të mjekëve por, të njëjtit i ka dërguar për analiza në laboratorin e tij privat që gjendet në Gjakovë.

Me këto veprime i pandehuri A.Sh, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.


Me vendim të Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori