LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet kryetari i qytetit të Budvës

Arrestohet kryetari i qytetit të Budvës

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për kryetarin e Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, raportojnë mediat e Podgoricës.

Paraburgim deri në 30 ditë ishte propozuar edhe nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT), raporton rtcg.

Siç ka thënë më parë zëdhënësi dhe prokurori i SDT-së, Vukas Radonjiq, Bozhoviq akuzohet për veprën penale të krijimit të një organizate kriminale dhe tri veprave të tjera penale: prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.


Bozhoviq është arrestuar në shtëpi ndërsa tashmë i është kontrolluar edhe zyra në Komunën e Budvës.

Aksionet janë kryer me urdhër të SDT-së në disa komuna dhe sipas informacioneve jozyrtare të mediumit publik, njëri prej rasteve ka të bëjë me kontrabandën e një sasie të madhe droge.

Bozhoviq si anëtar i koalicionit për “Ardhmërinë e Malit të Zi” dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Budvës më 30 dhjetor të vitit 2022, por sërish u rizgjodh më 9 janar të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori