LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari që dhunoi seksualisht një burrë me të meta psikike në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari që dhunoi seksualisht një burrë me të meta psikike në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar i dyshuari për dhunim të një burri me të meta psikike që ka ndodhur para tri ditësh në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 06.02.2022 – 19:00. Lidhur me rastin, më 09.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.


Policia e Kosovës kishte raportuar ditë më parë për një rast dhunimi që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku viktimë ishte një person me të meta psikike.

“Viktima mashkull kosovar dyshohet me të meta psikike, ka pranuar trajtim mjekësor lidhur me rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raport.

E detaje të tjera lidhur me këtë rast ka dhënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Dhunohet seksualisht një burrë me të meta psikike nga një burrë tjetër në Gjakovë
Lexo po ashtu Dhunohet seksualisht një burrë me të meta psikike nga një burrë tjetër në Gjakovë

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 6 shkurt rreth orës 22:30.

“Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, u shpreh Gjurkaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori