LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet dhe suspendohet zyrtari policor që përdori armën në Graçanicë

Arrestohet dhe suspendohet zyrtari policor që përdori armën në Graçanicë
Foto: Arkiv

Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me rastin e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor sot në orët e mbrëmjes në Graçanicë.

IPK njofton se në koordinim me prokurorin kujdestar dhe disa njësi të tjera të policisë ka përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes, transmeton Telegrafi.

“Zyrtari policor i cili ka shtënë me armë zyrtare (i stacionit policor të Graçanicës) me vendim të prokurorit është arrestuar nga IPK dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm kurse IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij si pjesë e procedurave administrative”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se bazuar në hetimet paraprake, hetuesit e IPK-së dyshojnë se në këtë rast se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga zyrtari policor duke gjuajtur në drejtim të veturës në lëvizje ku ndodhej i dyshuari por edhe dy persona të tjerë.

Graçanicë, polici shtie me armë zjarri ndaj një personi
Lexo po ashtu Graçanicë, polici shtie me armë zjarri ndaj një personi

“Hetuesit e IPK-së do të hetojnë edhe lidhur me rrethanat e arratisjes nga stacioni policor i të dyshuarit të ndaluar nga policia. IPK në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast përderisa nga informacionet nga QKUK mësohet se i lënduari me armë të zjarrit është jashtë rrezikut për jetë”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori