Britney Spears është arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni, raportojnë mediet e huaja.

Sipas të dhënave të Daily Mail, këngëtarja 44-vjeçare u mor në paraburgim rreth orës 21:30 të mërkurën në Ventura County.


Sipas regjistrave të Sherifit të Qarkut Ventura, Spears është liruar mëngjesin e së enjtes.

Vetëm muajin e kaluar, Spears është parë duke drejtuar SUV-in e saj Mercedes, duke shkelur ligjin ndërsa mbante celularin pranë fytyrës.

Më 12 shkurt, ajo është fotografuar duke vozitur në Los Angeles dhe dukej se po fliste në telefon, çka është e paligjshme në Kaliforni.