Arrestohet 44-vjeçarja në Durrës, kërcënoi një grua 39-vjeçare - i mori 5 mijë euro dhe kërkonte edhe 50 mijë

Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5 mijë euro dhe i kërkonte edhe 50 mijë euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja.
Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:
Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçares nga Saranda shumën prej 5 mijë eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /Tch/


















































