LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 36-vjeçari në Elbasan, shkon në 51 numri i shtetasve të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal

Arrestohet 36-vjeçari në Elbasan, shkon në 51 numri i shtetasve të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Rrjeti”, duke e çuar në 51 numrin e shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion për goditjen e një rrjeti që ushtronte veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Rrjeti”, kanë organizuar punën për kapjen e tij.


Si rezultat, në lagjen “5 Maji”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Hysen Kaziu, 36 vjeç, për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i finalizuar më datë 29.06.2023, u shtri në Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec. Gjatë këtij operacioni u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zvicerane.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori